• петок, 05 декември 2025

Mickoski: Për garën në zgjedhjet e përsëritura në katër komuna do të vendosim pas kongresit të partisë më 6 dhjetor 

Mickoski: Për garën në zgjedhjet e përsëritura në katër komuna do të vendosim pas kongresit të partisë më 6 dhjetor 

Shkup, 26 nëntor 2025 (MIA) - VMRO-DPMNE-ja dhe koalicioni do të garojnë në zgjedhjet e ardhshme në katër komunat që nuk arritën të zgjidhnin kryetarët e komunave më 19 tetor, për shkak që nuk kishte pjesëmarrje të mjaftueshme të votave. Kryeministri Hristijan Mickoski dhe kryetari i partisë sot, duke iu përgjigjur pyetjes së gazetarëve se si do të garojnë në ato zgjedhje, theksoi se fundjavën e kaluar ai zhvilloi takim me komisionin ligjor të partisë dhe se po përgatiten të gjitha dokumentet e nevojshme, të cilat kërkohen në përputhje me normat ligjore, por për garën në mënyrë shtesë do të vendosin. 

"Më 6 dhjetor kemi Kongres, të rregullt, jemi të përqendruar në këtë. Por, ajo që di është se po përgatitemi edhe për ato zgjedhje, pjesa formale ka filluar tashmë. Fundjavën e kaluar pata një takim me komisionin ligjor të partisë, të gjitha dokumentet e nevojshme po përgatiten në përputhje me ligjet. Kështu që, VMRO-DPMNE-ja dhe koalicioni do të garojnë në ato zgjedhje, ndërsa se në cilën formë në mënyrë shtesë do të vendosim", tha Mickoski para fillimit të Forumit Nacional - panairi i organizatave civile "Bashkëpunimi ndërmjet Qeverisë dhe shoqërisë civile". 

Lidhur me pyetjen nëse do të ketë zgjedhje të parakohshme, Mickoski theksoi se viti i ardhshëm, 2026, do të jetë sfidues.

Премиерот Христијан Мицкоски денеска изјави дека вчера имал консултации во врска со пријавата од новинарот и публицист Владимир Перев (80), дека бил објект на вербален и физички напад од непо

"A do të ketë zgjedhje në të ardhmen, unë absolutisht në prononcimin tim hyrës sot thashë se viti i ardhshëm 2026, do të jetë vit sfidues. Duhet të sigurohen më shumë se 2,2 miliardë euro për të shlyer borxhet e kaluara. Nëse do të formonim qeveri teknike, ajo do të kishte aftësi të kufizuara manovrimi dhe do të ishte shumë e vështirë të vazhdonim këtë trend të cilin e kemi pasur këtë vit dhe gjysmën e dytë të vitit të kaluar, veçanërisht në fushën e ekonomisë", tha Mickoski. 

Ai shtoi se nëse do të mendonte politikisht dhe ngushtësisht në interesin e tyre politikë do të ketë zgjedhje të parakohshme parlamentare në pranverë. 

"Por ne duam të mendojmë si burrështetas dhe të veprojmë në përputhje me rrethanat. Interesi i qytetarëve është një ekonomi më e mirë, kushte më të mira për jetë dhe në kuadër të mundësive të cilat i kemi, përpiqemi çdo ditë ta arrijmë këtë. Kështu që, ndonjëherë kemi suskes, ndonjëherë dështojmë, kështu është jeta. Por në thelb, ky është fokusi ynë tani. Do të qëndroj te shprehja që përdor ndonjëherë, në politikë, kurrë mos thuaj kurrë, por shanset për diçka të tillë janë shumë të vogla", theksoi kryeministri. 

Më 11 janar do të mbahen zgjedhjet e përsëritura për kryetarë të komunave në Komunën e Gostivarit, Mavrovës, Rostushës, Vrapçishtës dhe në Qendrën Zhupë.

Qeveria dje ka emëruar të besuar për komunat Mavrovë-Rostushë, Gostivar, Qendër Zhupë dhe Vrapçisht. Orner Jakuposki është emëruar si i besuar për Komunën e Mavrovës-Rostushë, Arijan Ibraimi si i besuar për Qendërn Zhupë, Bunjamin Kadriu për Vrapçishtën dhe Fadil Xhelili për Gostivarin. rq/

Остани поврзан